Mid’hat Frashëri: Pse ikën ashtú nga unë?

Nga Mid’hat Frashëri

Pse ikën ashtú nga unë? Nuk’ e di ti që dashurija është me krahë dhe m’e çpejtë se vrapi yt?

Dashurija ime t’është qepurë si hieja. Kudó që të vesh të ka për të rënë pas, kudó të jesh do të të dalë përpara, dhe kur të na ndajë një mërgim i math, hieja ime prapë të ka për t’ardhurë pranë.

Malet, fushatë, as njerëzit s’na kanë për të ndarë, se shpirti im është qepurë pas shpirti tënt, se trupi im të ka për të kërkuarë gjithënjë. Edhe vdekja kur të më marrë nga kjo botë, edhe ahere hieja ime – e dashur’ a e tmeruarë – ka për të ardhurë të të gjejë në të muketit e në t’errëtë!

Edhe kur për ty – ah, dua që të jetë shum’ e largë – do vij’ ora që të shuhen atá sy q’i dua kaqë, dhe të bëhetë hî au trup i bukur, edhe ahere, o zëmrë-keqe, mos pandeh se do të shpëtosh nga ndjekja ime; shpirti im të ka për t’ardhurë gjer në varr, se shpirti im të është qepurë për shpirtit tënt, dhe trupi të ka për të kërkuarë gjithënjë; ahere, brenda në varr t’errtë e të ftohtë, eshtërat do të të dridhenë, se na dashuri do të jem gjithënjë besnik.

Shënëndre 1906

ObserverKult

—————-

LEXO EDHE:

Mid’hat Frashëri: Eja, mike, se po bie shí.