“Migjeni” në Pogradec, teatri jehon me thirrjen artistike ”Të lindet një njeri”

migjeni zeneli

Me synimin e qartë për të  rishfaqur poetin e  mjerimit në teatër, por mbi të gjitha letërsinë shqipe, regjisori Stefan Çapaliku gërsheton aktrimin, muzikën, kërcimin dhe instalacionet, duke i ringjallur kështu personazhet migjeniane me mesazhe të qarta për aktualitetin e sotëm.

 “Të lindet një njeri” për regjisorin është nevoja që shoqëria shqiptare ka për të rinovuar vetveten dhe për të gjetur një shpëtimtar.

“Migjeni është një ripropozim për ta parë në një perspektivë tjetër. Politika e ka përdorur atë si poet revolucionar, si poet i rinisë, duke lënë pas karakteristikat e tij si poet dekadent, melankolik, poet i kronikës së zezë të qytetit”, thotë regjisori, transmeton ‘a2news.com’.

Kasta e aktorëve që luajnë në shfaqje janë të rinj në moshë, jo rastësisht të zgjedhur të tillë pasi edhe poeti i mjerimit ka shkruar në rininë e tij poema dhe vargje që prekin edhe rininë e sotme.

Shfaqja u ngjit në skenë më herët në Tiranë, vijoi rrugëtimin e saj në Pogradec dhe do të përfundojë në Shkodrën e Migjenit dhe regjisorit Stefan Çapaliku.


Lexo edhe:

MOTRA E MIGJENIT: KËTO GJËRA I PËLQENIN TIM VËLLAI

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashi zmin që po kërcënonte Evropën.

Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Por çdo lexues i vargjeve apo i prozës së tij të shkurtër, do të donte të dinte diçka më tepër për njeriun brenda atyre vargjeve, i cili është aq modern edhe sot…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU