Ata nuk u ndanë kurrë
Nga kopshti i përqafimeve
Dhe ata udhëtuan rreth trëndafilit të kuq të puthjeve
Uraganet kërkonin që
T’i ndanin me mëri
Me shpata të mprehta
Dhe vetëtima kockore
Ata iu shtuan një tokë
Me kope duarsh
Ata maten shkëmbinjtë
E shtyrë nga era
Mes gojëve të shkrira
Ata gërmuan përmes rrënojash
Krahët e tyre çdo herë
Edhe më thellë në trupat e tyre
Të përndjekur, të mbytur
Nga një pashpresë e madhe
Kujtimesh dhe hënash
Nëntori dhe marsi
Ata e panë veten të shpërthyer
Si pluhur i ndryshueshëm
Por gjithmonë të përqafuar
Poezia “Valsi i të dashuruarve të bashkuar përjetë” nga Miguel Hernandez
Përktheu: Enkeleda Suti
ObserverKult
Lexo edhe:
MIGUEL HERNÁNDEZ: MBAS DASHNISË
Nuk mujtëm me qenë. Toka
nuk mujti aq shumë. Nuk jemi
aq sa dielli synoi
në nji engjëll të lëvizshëm.
Nji kambë i afrohet së kthjelltës.
Në të errtën kambëngul tjetra.
Sepse dashnia nuk asht e përjetshme
te askush, as në mue gjithashtu.
Urrejtja e ruen çastin e saj
brenda karbonit ma të thellë.
E kuqe asht urrejtja dhe e shëndetshme
Dashnia, e zbehtë dhe e vetmueme.
I lodhun së urryemi, të due.
I lodhun së dashtuni, të urrej.
Rigon kohë, rigon kohë.
Dhe nji ditë e trishtë mes të gjithëve,
e trishtë nëpër të gjithë tokën,
e trishtë sa që nga unë e deri te ujku,
flejmë e zgjohemi
me nji tigër ndër sy.
Gurë, njerëz si gurë,
të fortë e të mbushun me mllef
kërcasin në ajër, aty ku papritun përplasen gurët
Vetmi që sot refuzojnë
e që dje bashkonin ftyrat e tyne.
Vetmi që në puthje
fshehin zhurmën e shurdhët.
Vetmi të përgjithmonëshme.
Vetmi pa krahë ku me u mbështetë.
Trupa si nji lumë i pangopshëm
të kapërthyem, të furishëm.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult