Mihai Eminescu: Me krahë hapur më gjej të zinë..

Eja ndër pyje ku çel pranvera
Vrapo mbi gurë bëhu si erë
Mbi bar të njomë e brazda të mbjella
Fshihu pas degësh një copë herë
Me krahë hapur më gjej të zinë
tek të pushtoj për të përqafuar
Ngadalë pastaj të heq shaminë
Sa të shoh sytë e përmalluar
Në prehrin tim ti do të ulesh
Veç unë e ti, veç unë e ti
Lisat hedhin kurora lulesh
Mbi flokun tënd, porsi flori
Kaçurrelat përmbi ballë
ngadalë ngadalë në fshehtësi
Një puthje e nxehtë, plot afsh të valë
Mbi buzët tua si qershi
Si i përgjumur në këtë harmoni
Pylli përkulet e sikur lutet
Petale lulesh lëshojnë freski
E aromë e tyre thellë në shpirt futet.

Përktheu: Servet Bytyçi

*Titulli i origjinalit: “Desire”

ObserverKult