Poezi nga Mihail Lermontov
Jo, unë me aq zjarr ty nuk të dua,
S’ma merr mendjen bukuria shkëlqimtare.
Tek ti kërkoj veç brengën që u shua,
Edhe rininë që m’iku per fare.
Vështrimin unë ta ngul ty nganjëherë,
Dhe zhytem thellë, thellë, në sytë e tu.
E fshehurazi me ty seç bisedoj atëherë,
Por s’është zemra që të flet kështu.
Tek ti kërkoj mikun e rinisë,
Te pamja jote shoh tjetër fytyrë.
Te buza jote atë heshtje të çuditshme,
Në sytë e tu, shoh sytë e saj në pasqyrë.
Përktheu: Lasgush Poradeci
ObserverKult
———————————–
Lexo edhe:
LERMONTOV: NUK TË PËRULEM. KA MBARUAR…
Nuk të përulem. Ka mbaruar.
Asnjë premtim i yt s’hyn dot
Në shpirtin tim për ta sunduar.
Jemi të huaj, sot e mot.
Ti ke harruar që lirinë
S’ia fal mashtrimit kurrsesi,
Por dhe kështu, vite që s’vijnë
Për syt’ e tu i bëra fli.
Edhe kështu tek ti pandehja
Të gjeja shpirt e shok e short
Dhe tërë botën e urreja
Që të të deshja ty më fort.
Gjith’ ato çaste të qëndrimit
Te këmbët e tua – e beson?
Ia kam rrëmbyer frymëzimit!
Me se po m’i zëvendëson?
Nga ndonjë çast mendimbegatë
Dhe forcë e shpirtit- s’ish çudi-
T’i jepja botës një dhuratë
Dhe të më jepte pavdekësi….
Poezinë e plotë e gjeni KËTU