Mihail Lermontov: Jo, unë me aq zjarr ty nuk të dua…

Jo, unë me aq zjarr ty nuk të dua,
S’ma merr mendjen bukuria shkëlqimtare.
Tek ti kërkoj veç brengën që u shua,
Edhe rininë që m’iku per fare.

Vështrimin unë ta ngul ty nganjëherë,
Dhe zhytem thellë, thellë, në sytë e tu.
E fshehurazi me ty seç bisedoj atëherë,
Por s’është zemra që të flet kështu.

Tek ti kërkoj mikun e rinisë,
Te pamja jote shoh tjetër fytyrë.
Te buza jote atë heshtje të çuditshme,
Në sytë e tu, shoh sytë e saj në pasqyrë.

Përktheu: Lasgush Poradeci