Mihal Hanxhari: Si ta gjejë kujtimin e parë…

Nganjëherë më vjen dëshira të rrëmih ne vitet e mij më të largët e të gjej kujtimin e parë që memorja akoma m’a ka ruajtur, si nje copë ari nënë dhe.

Më shfaqet si një mjegull para syve, si ai afshi mëngjezor që ngrihet nga malet, kur rrezja e djellit bie mbi shkëmbinjtë e kaltëruar:
më shfaqet para syve një cipë akulli mbi xhamin e nje dritareje së cilës i qëndroj pranë.

E ajo cipë akulli e vizatuar me arabeska fantastike të ciknës, nis dalngadalë të shkrihet sa një sy kur afshi i buzëve të mia ftohet mbi xham; pastaj shquaj vehten time të vogël që më mbajnë në krahë kush’ e di se kush pranë derës së një dhome.
Dhoma është e madhe.

Një burrë është në një shtrat në fund të saj, i mbuluar përgjysëm në të bardha.
Më duket sikur ai më kërkon, don të më përkëdhelë. Po aty s’më çojnë.
Ky është kujtimin më i largët i cili humbet përsëri në cipën e perhime të akullit.
Që nis prapë të thurrë arabeskat mbi xham, e që afshi i buzës s’ime s’e shkrin dot.
I sëmuri ka qenë daja im, që vdiq po atë kohë nga turbekulozi.
Unë isha më pak se dy vjeç.

*Shkëputur nga libri i Mihal Hanxhari: “Duke dëgjuar heshtjen

Përgatiti: ObserverKult

LEXO EDHE: Mihal Hanxhari: Ndoshta as unë s’të kam dashur kurrë

dhe https://sq.wikipedia.org/wiki/Mihal_Hanxhari