Zëri yt pas kaq vitesh
Pas kaq largësirash
Të dija në qiell
Në nebuloza të dija
Të kërkoja në mote
Përtej yjesh
Përtej kuazaresh
Përse më dhe zërin tënd
Përse zbrite në dhé përsëri
Kujtoja se këto duar
S’do kishin më veçse baltën time
Kujtoja se do puthja veçse hijen tënde
Në çdo buzë që puth tashti
Më del përpara ti
Përse m’i gjakose puthjet
Me zërin tënd përse
Më ktheve kodrat që digjen
Më ktheve shirat nëpër xhama
Po përse do të më ndash nga pema
Nga pema ku varet zogu im pa krahë.
*Titulli i origjinalit: “Të dija në qiell“