Mihrije Braha: Ti nuk je shtëpia ime (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Ti nuk je shtëpia ime” të këngëtares, Mihrije Braha!

Kupa është e mbushur
buza do ta prek
vrerin e kësaj gote
si vëlla i vogël po më gjuhet n’qafë
i gjithë sherri i kësaj bote
si lypsar dorën e mbaj

Ti nuk je
shtëpia ime dhomë për gëzime,
Ti nuk je vend i oxhakut
dera e konakut
jo nuk je
jeta ime

Sikur mollë e kalbur tjerat që i prish
është mërzia ime
s’mbretëron respekti kur njeriu qohet pesh
u dogjëm si me zjarr benzinë

Si lypsar dorën mbaj

Ti nuk je
shtëpia ime dhomë për gëzime
Ti nuk je vend i oxhakut
dera e konakut
jo nuk je
jeta ime

Shtëpia ime dhomë për gëzime
ti nuk je vend i oxhakut
dera e konakut jo nuk je
jeta ime jeta

ObserverKult

Lexo edhe:

LILIANA KONDAKÇI & LUAN ZHEGU: NË KRAHUN TËND MBËSHTETEM… (TEKSTI DHE KËNGA)