“MIK festival” çel siparin në Korçë, flet Inva Mula (Video)

Inva Mula

Për të katërtin vit radhazi festivali i muzikës internacionale, Mik Festival ka çelur siparin në qytetin e Korcës në një mbrëmje dedikuar muzikës gjermane në Teatrin, ‘Andon Zako Çajupi’.

Ndryshe nga vitet e tjera ky festival do të njohë më tepër zgjerim të kufijëve rajonalë duke shkuar për herë të parë në Kolonjë por edhe në mrekullitë e liqenit te Prespës, në Malingrad.

Ekzekutimi i shkëlqyer i Elda Laros dhe dy violinistëve gjermanë në natën e parë të Mik Festival entuziazmoi të gjithe te pranishmit në sallën e teatrit të Korçës.

Pas më shumë se një viti, ku publikut i kanë munguar aktivitetet kulturore, artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë do të bëhen “MIQ” të juglindjes për të dhuruar 4 netë të mrekullueshme me interpretimet e tyre./BW

LEXO EDHE: Nga muzika gjermane te koncertet në Korçë, sopranoja Inva Mula prezanton surprizat e ‘Mik Festival’