Mile Stojiç: Hatixha e Srebrenicës …

hatixha

Kjo poezi i kushtohet Hatixha Mehmedoviçit udhëheqëses se “Nënave të Srebrenicës” që vdiq me 22 korrik 2018. Hatixha në Srebrenicë humbi krejt familjen: burrin dhe dy djemtë .
Ndërsa, Mile Stojiç është poet kroat i lindur në Sarajevë. Poezia është shkëputut nga libri ” Himni i të humburve ” , Zagreb 2017 .
Poezinë e përktheu Eduard Frrokaj .


Hatixha

Hatixha Mehmedoviç
të pashë në Teatrin popullor
të Sarajevës
Për herë të parë në teatër
u ule në rend të parë
në ty e pashë një figurë të trishtuar
me gjurmët e së kaluarës

Akademia ishte thirrur nga
Nënat e Srebrenicës
ndonjë poet fliste diçka për ferrin e Dantes

Biseduam gjatë, për të gjitha ngapak
për gjenocidin, për drejtësinë
për të ardhmen e tre popujve
a unë mendoja për tre emra
meshkuj të vrarë
djemtë Azmiri, Almiri
dhe burri Abdullahu

Hatixha foli
“Ju pres. Ju thërras. Ju kërkoj .
Ejani njëherë dhe më thuani
po të puthim Nanë, a na sheh, dhe më pas shkoni, përnjëmend shkoni “

Ata thanë “Erdhëm moj nanë, nuk e beson ,
na me ty jemi çdokund dhe askund “

Kështu i kalon ditët Hatixha
Në shtëpinë e zbrazët, braktisur dhe trishtuar në Srebrenicë
në Bosnjen e zbrazët, braktisur dhe trishtuar
në zemrat tona të zbrazëta dhe copëtuara
derisa muajt në pamjen e saj i lënë
tri shenja që kurrë s’harrohen
dhe lotë sa shumë lotë

ObserverKult

Lexo edhe:


AZEM SHKRELI: KOHA E KRYMBAVE