Mim Marjanaku: Dashuritë ditën kanë turp…

Nën pallto
bëra dashuri.
Dashuritë ditën
kanë turp.

E çmendur,
joshja
luan lojëra pasqyrash.
Më kryqëzon në litarë dëshirash.

Gjaku lëviz si ketër
faqeve u pikturua i nxehti,
e artë kënaqësia e prekjes.

Eja
me diellin.
Vidhi veç një brinjë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Njerëzisht”, poezi nga Mim Marjanaku