
Kthehem gjithmonë
në shtëpinë e vjetër.
Aty
është ende dhoma ime.
Komodina,
mbi të një kanë e një gotë,
në një çentro të bardhë,
në anë të krevatit me ballca druri,
ku dremit fëmijëria
mbi jastëkun me dantella
nga paja e nënës.
Në oborr,
kur linda unë,
im atë mbolli një kumbull.
Ajo më priti me lule të bardha.
Aty
është kolibja e Bubit,
që nuk nuhat më,
por kur më njeh,
gëzon si atëherë
kur ishim të vegjël.
Të gjithë
jemi rritur në këtë shtëpi;
Vetëm nëna ka mbetur nuse,
dhe babai dhëndër…
si atëherë
kur unë vizatoja,
në faqen e fundit të abetares,
veten nuse
dhe dhëndër – një djalë
që kisha parë në ëndërr.
…Sot është Pashkë.
ObserverKult
Lexo edhe:






