
“Shpirti im – flaut”, poezi nga Mim Marjanaku
Ti
nuk erdhe rastësisht.
Të kisha zgjedhur unë.
Mund të kishe hyrë
në tjetër trup lehtësisht.
Substanca jote
formësoi flautin,
nën mollëza gishtash,
gojë të vogla
fryjnë shtatin.
Prandaj të zgjodha,
t’më akordosh shpirtin
e trazuar,
të lënduar,
të ç’varrosur,
të tërbuar.
Luajta “Frymë”,
sonatën për flaut në A minor.
Gjithë trupi shpërtheu tinguj,
si të ishte kor.
Kur duartrokiti
lisi dhe pisha,
mali qielli e koria
Sorkadhes
i drithëroi këmisha.
Ti ke lindur në pyll, flaut!
ObserverKult
Lexo edhe:






