Dëshira ekstreme nuk njeh kufi,
çastit i jep kumt, jetës mugulli…
I përkiste dëshirës ekstreme.
Flinte me ëndrra të hapura,
merrte frymë me fluturime të largëta-
drejtimet i qenë të përkohsme,
fluturimi –i gjithëhershëm.
Dëshira ekstreme
ia shtronte barrierat në mjedise,
ia shpërthente konfigurimet në liri
shtypjen ia kthente në dashuri…
Dhe që një fytyrë, pastaj shumë fytyra
që ngjiznin prej kaosi atë formë unike,
e cila ishte bota e tij. E vetmja reale.
E përsosura. Mirëfilli.
I përkiste dëshirës ekstreme-
veprës së pavetëdijshme për shpëtim!