Mos e gjyko veten,
veten e bukur,
veten e që e shëmtuan dyndjet e barbarëve.
Ata vijnë me vrull pjellorimi,
me instinkt shumëzimi,
me injorancë gëzimi
me slogan civilizimi.
Ata nuk e kanë atë ndërlidhje shtjelluese,
atë harrim pasurues përgjatë ligjërimi,
sensualizimin nyjëtues
që logon atmosferë
dhe atë shije,
që gurgullon ngjyrshëm deri në pavetëdije-
më e larta dhe më e spikatura e gjësë
në pastë mbi dhe’ gjësend a frymë.
Kur ti të vish në pranverimin tënd
do të fillojë rish stina e petaleve të shpirtit
e lulimit të fjalëve, e shtratimit të ujërave,
bujshmëm,
deri në shkatërrime shtretërish,
deri në pështjellime etërish…
*Titulli i origjinalit: “E Sagës”
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe: