O ju, ndijime, pa origjinë,
e etura jam për tuajën violin.
Kandar hapësinor i kënaqësisë pa peshim-
pezull i Formës pa rezistim.
O ju, ndijime-pa rrjedhim!
O ju, ndijime-veç për ndijim!
O ju, ndijime, o ju ndijime,
o ju, ndijime nëpër frymime…
nëpër frymime të frymës sime-
pa përcaktim, pa origjinë,
i çmenduri hark jam
i tuajës violinë…