Mimoza Çobo: Guxoj të të puth, se të dua…

mimoza çobo Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua, dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë, guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua, nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.

Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua,
dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë,
guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua,
nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.

Guxoj të çel për ty, si trëndafil i mesnatës,
kur hap petalbutën e puthur nga hëna,
të më përpijnë flladet e trupit gjatë natës,
të kthehem një Evë mbi mollët e ngrëna.

Guxoj të puth në rrënjë të syrit, se të dua,
dua shkëlqimin qelibar, që rrezaton shumë,
perëndimin purpur, që bie mbi qepallat e tua,
vesën e mbrëmjes, kur mbi ty lë gjurmë.

Guxoj të puth me forcën e shpirtit,se të dua,
kur buzën ta përkëdhel gjethja e dafinës,
që flladitet shpirtit fitimtar, të lavdive të tua,
kur të nanuris prehrit, me erën e trëndelinës.

Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua,
dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë,
guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua,
nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.

OberverKult

————————

Lexo edhe:

ELONA ÇULIQ: NE NUK NA MËSUAN DASHNINË…

Ne nuk na mësuan dashninë,
prandaj vrasim,
nuk na mësuan të flasim,
prandaj vrasim.
Fminia jonë, raketë prej letre
lazdrohet në qiellin e duerve të nanës
vetëm ajo ishte gjithmonë
duke na gatue të ardhmen,
duke na la e shpërla nga idhëtinat e kohës…

Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: KUR E HUMBA NJI DASHUNI

kur humba nji dashuni
në fakt, them humba
por s’e kisha meritu asnjiherë
pra du me thanë
kur atë që deshta
zoti e krijoi në një tren që nisej
për të mos u kthy
unë u mërzita shumë

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult