Mimoza Hametaj: Nga erdhe ti e si më gjete?!


Nga erdhe ti e si më gjete?!
Në syt’ e tu pashë sytë e mi.
Buzët kërkuan puthje me etje,
Zemrën ma more dhe ike ti!…

Ku mbete ti?! Do shfaqesh prapë?!
Çastet e ëmbla a i kujton?
Krahët që prekje, trupin e vakët,
Kaq shpejt, kaq lehtë si t’i harrosh?!