Minarja e anuar e Xhamisë dhe “Kështjella e Qumështit”, që nuk lëvizën asnjë milimetër nga tërmeti në Turqi

Xhamia e Madhe e Harputit

Tërmetet shkatërrimtare të mëngjesit të 6 shkurtit në juglindje të Turqisë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale mes godinave, por jo vetëm, pasi edhe shumë monumente kulture qindravjeçare janë kthyer në rrënoja, sikur asgjë të mos kishte ekzistuar.

Por, jo të gjitha këto monumente kanë pasur të njëjtin fat të keq, pasi shumë të tjera kanë arritur të rezistojnë me krenari të paprekura, edhe pse tërmetet ishin tepër të fortë, aq sa shkaktuan mbi 41 mijë viktima deri më tani në Turqi e Siri.

Të tilla ishin edhe minarja e famshme e Xhamisë së Madhe të Harputit, e cila njihet për animin e saj, por edhe Kalaja e Harputit, të dyja objekte në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe e njohur edhe si ‘Kështjella e Qumështit’, të cilat nuk kanë luajtur asnjë milimetër nga lëkundjet./gazetatema

ObserverKult

Kështjella e Qumështit

Lexo edhe:

TËRMETI NË TURQI, NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR