Ministria e Kulturës e Shqipërisë nuk ka para për të gjitha. Ky është diskutimi që bëhet për Teatrin e Operas dhe Baletit, atë të Teatrit të Gjirokastrës, por edhe shumë institucioneve të tjera të kulturës.
Gjatë hapjes së Muzeut të Arsimit në Korçë, ministrja e Shqipërisë, Elva Margariti, theksoi se nuk ka para për të gjitha, madje edhe për restaurimin e shkollës së parë shqipe u zgjati dorën donatorëve, çka sipas saj duhet të bëjnë të gjithë.
20 vite dhe shtëpia e premtuar e shkrimtarit Dritëro Agolli, nuk është ende një prioritet. Prioriteti është në Tiranë. Edhe shtëpia e kulturës në Maliq mbetet ende e shkrumbuar.
Ndaj zgjidhjet e vetme janë kërkesat e vazhdueshme për para tek agjencitë e huaja. Sepse të paktën, deri më tani, vetëm kështu mund të luftojmë që koha dhe harresa të mos na i marrë instistucionet./a2news.com
LEXO EDHE: KU GABOI MINISTRIA E KULTURËS ME K’CIMIN E TROPOJËS?