Miqtë kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë

trishtimi

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nuk ka një mënyrë të duhur për të bërë gjënë e gabuar./ Dick Armey

Miqtë e tu kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë./ Harper Lee

Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./ Amintore Fanfani

Kur je i sigurtë që ke të drejtë, nuk ke arsye të debatosh me atë që e ka gabim./ Georges Wolinski

Të qeshim me gabimet tona mund të na zgjatet jeta. Të qeshim me gabimet e tjetrit mund të na shkurtohet./ Cullen Hightower

Të duash nuk do të thotë të gjesh përsosurinë, por të falësh gabimet./ Rosamunde Pilcher

Mënyra më e mirë për të bindur një idiot që e ka gabim është ta lejosh të bëjë sipas mendjes së tij./ Josh Billings

Gabimet, më thjesht shfrytëzohen se ndreqen./ Jacques Deval

ObserverKult

————-

Lexo edhe:

MË MIRË MES KORBAVE SE MES SERVILËVE…DHE THËNIE TJERA PËR SERVILIZMIN