Më rren sot, ndoshta më rren edhe nesër, po mbasnesër ndalu!

rren

Kur rren, rrej për toke, jo për qielli!

rrena

(Mbledhë në Kukës)
Nga Petrit Palushi

  1. Rren edhe t’vdekmit (dikush)
  2. E ka Nji Prill sa herë.
  3. T’faron me rrena.
  4. Rrena s’ka lëkurë.
  5. Kur harron folë drejt.
  6. O filan rrena!
  7. Hiqju rrenës!
  8. Burri rrens.
  9. Ka rrenë si i kapërcen rrenat.
  10. Kish qenë prrallë ajo se e rren tjetrin sa herë!
  11. Kur rren, rrej për toke, jo për qielli!
  12. Kur sosen rrenat, sosen edhe fjalët.
  13. Kush t’rren pastë faqen e zezë!
  14. Me jetue njiqind vjet kish qenë rrenë.
  15. Më rren sot, ndoshta më rren edhe nesër, po mbasnesër ndalu!
  16. Me rrena nuk shkohet n’vorr.
  17. Me rrena nuk shkohet n’xhehnet.
  18. Me rrena shkohet nji ditë e dy por jo gjithë jetën.
  19. Mos sot, nesër rrena e qet kryet.
  20. Nganjiherë njeri don t’i besojë edhe asaj si e di se asht rrenë vetëm e vetëm me shpëtue prej t’keqes.
  21. Rren herën e parë, rren edhe të dytën, të tretën ndryshojnë punët.
  22. Rrena asht e keqe edhe për shpirtin tand.
  23. Rrena i ka kambët e shkurta, nganjiherë të qet prej prite por s’duhet me rrejtë sa herë.
  24. Rrena nuk ka bereqet.
  25. Rrena nuk t’ban t’pasun.
  26. Rrena nuk t’qet n’dritë.
  27. Rrena s’e ka vendin kërkund.
  28. Rrena t’le n’udhë.
  29. Rrena t’prish me shokët.
  30. Rrena t’shpëton aty për aty, po ma vonë duhet me e mbajtë kryet ultë.

ObserverKult

Kliko edhe:

“LEKU I HUJ, PESHON RËNDË NË XHEP”, 20 FJALË TË URTA SHQIPTARE

20 FJALË TË URTA SHQIPTARE PËR MIKUN: JE MIK – POR MOS U PËRZIEJ…

Kliko edhe:


NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 77-VJEÇARE REGJISORI I NJOHUR, KRISTAQ MITRO

kristaq mitro rren

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Kristaq Mitro. Regjisori u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur, regjisori i njohur, Mevaln Shanaj.

Postimi i Mevlan Shanajt:

Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve!

ObserverKult