Mira Konçi & Faton Macula: Më duket të shoh ty (teksti dhe muzika)

Teksti i këngës “Era” e kënduar nga Mira Konçi në bashkëpunim me Faton Maculën.

Sa herë e dëgjojë erën
Nga largësitë më vjen ti
Kujtimet mbulojnë mendjen
Rrëqethem në vetmi
Më duket të shoh ty

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd
Mua m’i sjellë era
Shikimin tënd, buzët e tua
M’i shndrit’ pranvera

Me ecë ngadalë nëpër qiell
Sikur të ishe zanë
Emrin tënd e dëgjoj në erë
Më duket të shoh ty

Sa herë e dëgjojë erën
Nga largësitë më del ti
Kujtimet mbulojnë mendjen
Rrëqethem në vetmi
Më duket të shoh ty

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

MIRA KONÇI: E PATHËNA FJALË (TEKSTI DHE KËNGA)

Kur largohesh
Në çdo mëngjes janë disa fjalë.
Pëshpëritja
Do të më presësh..?…Ciao.
E di që më ke
Me vete ti gjithmonë,
E të paktat fjalë më mjaftojnë.
Kur lëndohesh,
Në çdo shikim ka një “më fal”.
Herë s’kuptohesh,
Çfarë të bënë të kthehesh prapë.
Ti më tjetërson,
Ti më kthen fëmijë,
Më mjaftojnë të paktat fjalë që thua ti.


Do ekzistoj
Sa bota vetë dhe Unë e ti.
Do ekzistoj
Sa e pafund kjo histori.
Por diçka nuk të thuhet kurrë nga ne të dy
E pathëna fjalë e fundit ” lamtumirë”.
Do ekzistoj
Sa bota vetë e Unë e ti…
Po as unë as ti nuk do të dimë ta njohim Jo
Domethënien e të fundit “lamtumirë”.

Kur mungohesh
E me tremb mos je diku
Dhe vetmia
Gjen nje shteg e vjen prapë këtu.
Imazhi yt pa fjalë
E di që më mendon
Edhe heshtja kaq e gjatë më mjafton.