Sa do t’pres, ndoshta një jetë… intepreton Mira Konçi
Ti mos më zgjo, nga gjumi i ëmbël!
Në çast po shoh, në film gjith’ botën.
Në ëndërr pranë, në jetë jam larg.
Sa u lodha unë duke pritur,
Po pres me shpresë një ditë të lumtur,
Por sa do t’pres, ndoshta një jetë.
Sa fjalë dëgjoj, ky çast po vjen,
Por nuk e besoj, s’e shoh se prapë është larg,
Në horizont…
Dikush më thot’: “Ndoshta do t’vijë”,
Po çfarë të besoj?
Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Por atë horizont dua ta jetoj.
Jo fjalët më s’i besoj,
Unë fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Tek ai horizont, dhe unë si gjith’ bota të jetoj.
Një fjalë dëgjoj, ky çast po vjen,
Por nuk e besoj, se shoh se prapë është larg,
Në horizont…
Jo fjalët më s’i besoj,
Un’ fjalën “ndoshta” urrej,
S’dua të shoh horizont,
Por at’ horizont, dua ta jetoj.
ObserverKult
—————————————————————————————-
Lexo edhe:
Mira Konçi & Redon Makashi: Sa të dua nuk gjej dot fjalë… (teksti dhe kënga)
Yjet shoh në qiellin blu
Ti je larg në pafundësi
Pagjumë në sy e vetme mendoj për ty
Ndonëse larg, gjithçka kujtoj
Kjo hënë e ftohtë diçka më thotë
Një mjegull ra mbi trishtimin tim
Në një qiell të dy bashkë
Ku je…
I vetmuar me shpirtin vrarë
A më ndjen.
Thuam a më ndjen
Dashurinë duam ta bekojnë
Engjëjt lart
Në një qiell ne ëndërrojmë
Jemi larg
Vetëm yjet ne na afrojnë në këtë natë
Në një qiell ne jetojmë
Ndonëse larg,
Gjithçka kujtoj
Kjo hënë e plotë
Gjithçka më thotë
Këtë natë të gjatë yjet e ndriçojnë
Dashurinë duam ta bekojnë
Engjëjt lart
Në një qiell ne ëndërrojmë
Jemi larg
Vetëm yjet ne na afrojnë në këtë natë
Në një qiell ne jetojmë
E vetmuar ndihem sonte
pranë dhe larg
Sa të dua nuk gjej dot fjalë
Në një qiell të dy jetojmë
Këte natë.