Mira Konçi & Redon Makashi: Ndoshta ishte dashuri… (teksti dhe kënga)

Redon Makashi dhe Mira Konçi interpretuan bashkë këngën “Ndoshta ishte dashuri” në edicionin e 29-të të Festivalit të RTSH-së.

ObserverKult ua sjell në vazhdim tekstin dhe intepretimin e tyre:

Një enigmë jetova në skenë
Zemrën shpesh ma shqetëson për çudi
Një vështrim i fshehtë notat ngatërroi
I kujt ish, nuk e di

Nuk më njohe dot jo
Ndonëse të prita shumë
Ndjenjë e parë ishte kjo
Të shikoj një çast

Dhe pas shfaqjes sërisht në këtë sallë
Mes kaq sysh unë kërkoj kush je ti
Shpejt mbi supe vështrimi kaloi
Nuk të pashë përsëri

Nuk më njohe dot jo
Ndonëse të prita shumë
Ndjenjë e parë ishte kjo
Të shikoj një çast, një çast, një çast
Ty të ëndërroja pranë
Vetëm kaq…

Dhe vjen një ditë
Një ndjenjë e fshehtë lind tek ne
Që di ti flasë
Vetëm zemrës që po na rreh

Dhe koha shkon
Kjo ndjenjë e fshehtë zgjon veç mall
Sërisht kujton, veten pyet përse vallë?

Dhe pas shfaqjes sërisht në këtë sallë
Mes kaq sysh unë kërkoj kush je ti
Shpejt mbi supe vështrimi kaloi
Nuk të pashë përsëri

Nuk u njohëm dot jo
Faj nuk ke ti
Një enigmë mbetet
Që zgjidhje s’gjetëm unë dhe ti
Ndoshta ishte dashuri…

Mira Konçi

ObserverKult

Lexo edhe:

EJA, EJA LULEBORË (TEKSTI DHE KËNGA)

Tuj shëtitur n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith me dorë,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta luleborë.

Je e vogël por e plotë,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un ty t’kërkoj,
gëzim me ty jetën ta çoj.

Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.

Pash ma t’bukrën stinë t’pranverës
pash ma t’bukrin dranofil
mos ja fal kujt ti erën,
se për mu vetëm ke çil…