Heshtje e rëndë
Aty ku para kësaj ngërthitje njerëzimi, lulëzonte jeta.
Sot qenka heshtje, heshtje e dhimbshme.
Qëndroj në oborrin, ku të vetmuara qenkan edhe këto gjethe,
që paskan filluar të lulëzojne boqa,
e po arrite të përvidhesh disi afër tyre, në heshtje ia sheh lotët,
lot vetmie.
Janë të vetmuara,
të trishtuara, ashtu si unë këtë qast!
Edhe këto petale të vogla ndjejnë gumëzhinë e heshtjes.
Aq heshtje, sa gati të vret.
Mbrëmje pa njerëz, pa të qeshurat e fëmijeve
kur vrapojnë të marrin biletat për të parë filmin e tyre të dëshiruar.
Petale të vetmuara, tokë e mbetur vetëm,
aty këtu ndonjë cicërimë pranverore e zogjëve
që dëshirojnë të dinë ku janë të tjerët?
Heshtje si kandilat që dhezën në vetmi
kur nuk ka kush ta ndjejë dritën e tyre,
sikur i zoti kur ikë në rrugën pa kthim,
atëher lotojnë sa për të mbaruar.