Miranda Dobraj: Prushi zanit tand

Ti fort mirë e di se kam qenë zanë
që kam kcye n’valle n’vargmale t’thepisuna
atje ku prush i mërzisë tande zanin jehojke
e mu m’bajke zanë, n’ujëvarat e tejkohshme.

Ashti hanës rrëqethej zotësisë teme n’mal
zotësisë së hanës tek ti, i rrëqethesha unë
ti i flisje asaj për kujtimet që kishim dikur
unë sillesha kah ti, e shihja të t’baj skulpturë.