Mirash Martinoviq: Pse vajte n’atë mal?

Sot, më 21 gusht, nji çerek mas orēs tre m’asht lajmëru Qazim Muja me ma dhânë haberin se ish gjetë vdekun poeti Ali Podrimja, në nji mal skej qytezës Lodevé, ku kish shkue me marrun pjesë në Festivalin e poezisë Zâni i Mediteranit (Voix de la Mediterranaee);

Pse more vajte n’atë mal?
Çka lypshe bre bal!?
Tash pēr asnji pyetje qi bâj lazëm s’ka
S’di a t’kisha bërtitë a bekue…
Tash krejt njâjtë â për mue!

M’short Lumin e ke lypë
Zaher ke hupë shteg a?
ai nalt mes yjesh e poshtë ti
Marak s’duhej me u bâ na…
Territ iu ngjite tek yjet rri

Vet na fole nji herë për nji vegim
Se Lumi kish marrë udhë në njat yllzim,
student në Sorbonë ish bâ thé more…
Qysh harrove Ali, bre?

Nashta ândrrën e tina me ndjekun ke nisë
Po larg mik, përrallat kanë kenë strehue
në t’ziun zabel, bitisë
A kângë t’re ke lypë t’vjetrën kâjkë
Moti batallisë.

Shqipnue nga Halil Matoshi