“Mirë se vini” apo “Mirësevini!”, ja si duhet të shkruhet

“Mirë se vini! Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe.

P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim këtë shprehje:

“Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”

Mbani mend: Këto fjalëthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Fotoja ilustruese është një shembull i shkrimit gabim të kësaj shprehjeje pasthirrmore

ObserverKult


Lexo edhe:

HARTIMI I “FJALORIT TË MADH TË GJUHËS SHQIPE” PËRFUNDON NË VITIN 2023

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt takimi me grupin e punës dhe të bashkëpunëtorëve për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”.

Ky fjalor po hartohet në kuadrin e tre projekteve madhore në albanologji. Hartohet së bashku me “Historinë e shqiptarëve” dhe “Encikopedinë”.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi.

Pastaj ishin edhe prof. dr. Valter Memishaj, akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj, akad. asoc. Kristina Jorgaqi, drejtor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave prof. asoc. Malenglen Kasmi, dr. Anila Kananaj, prof. dr. Begzad Aliu, prof. dr. Miço Samara, dr. Juliana Kume, dr. Idriz Merdani, etj. Në lidhje online ishin prof. dr. Dhori Qiriazi, prof. dr. Berton Sulejmani, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Anila Omari, prof. dr. Mimoza Priku, etj.

Akad. Gjinushi tha se është bërë një punë e madhe përgatitore e drejtuar nga akad. Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memishaj. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult