“Mirëdita, dobar dan”, një nga nismat e pakta të bashkëpunimit shqiptaro-serbë

miredita dobar dan festivali

Festivali “Mirëdita, dobar dan” u hap mbrëmë në Prishtinë.

Dokumentari i Danijella Shtajnfelldit “Zaceli me” (Më shëro), hapi edicionin e tetë të Festivalit .

Dokumentari përmban histori intime, dëshmi të të mbijetuarve të përdhunimit, por edhe të autorëve të dhunës seksuale.

Kjo është hera e parë që festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet me kapacitet të plotë në Prishtinë.

Ai organizohet nga OJQ Integra, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Forumi ZFD, Festivali DAM dhe Iniciativat Qytetare, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Igor Gjuriq, nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, tha se po përpiqen të ngrenë çështje që u përkasin marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas tij e gjtha kjo në një mënyrë tjetër, “jo në atë mënyrë që e bëjnë politikanët”.

“Ky festival i ndihmon serbët dhe shqiptarët ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin”, tha ai.

Kushtrim Koliqi, nga Integra, tha se festivali “Mirëdita, dobar dan” është një nga nismat e pakta përmes së cilës bashkëpunojnë shqiptarët dhe serbët.

“Edhe këtë vit do të vazhdojmë t’i promovojmë vlerat e përbashkëta”.

“Pavarësisht nga narracioni negativ që ekziston në të dyja vendet”, tha ai.

Ky festival është një simbol i unitetit dhe bashkimit të dy popujve, theksoi Koliqi.

Festivali "Mirëdita, dobar dan"
Festivali “Mirëdita, dobar dan”

Në kuadër të festivalit do të organizohen debate, promovime librash, koncert etj.

Festivali mbahet qysh në vitin 2014, një herë në vit.

Ai do të zgjatë deri më 16 tetor.

Qëllimi i festivalit është që takimet e komuniteteve kulturore të Kosovës dhe Serbisë.

Të inicioen ndryshime dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi.

Në këtë mënyrë synohet normalizimin i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në festivalin në Prishtinë, publiku njihet me skenën kulturore të Serbisë.

Publikut në Beograd po ashtu i prezantohet skena kulturore e Kosovës.

Viteve të mëparshme, në Beograd festivali është shoqëruar me incidente./rel

ObserverKult

Lexo duke klikuar edhe :

O sa mirë me qenë shqiptar?! Në fakt, jo!