Ndihem mirë
kur mendoj për ty
si koncept
përtej mundësive të mia.
Prezenca jote fizike
është fshehur
në një imazh të projektuar.
Tash e tutje, do të të dua
sall në zonën time sekrete,
sall në molekula
me kokrrat e tyre të hyjnisë.
Në njësi
rrethore të dritave,
në dhimbjen e mungesës tënde.
Përktheu: Fadil Bajraj