“Miriami shtatzënë, vëllai në koma, mami me sëmundje…”/ Alban Skënderaj tregon tri momentet më të vështira të jetës së tij

alban skënderaj

Alban Skënderaj ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, të dhënë kohë më parë, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje e pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë. Por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aksident të rëndë. për pasojë qëndroi tri javë në koma.

Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tri ngjarje me dy emocione të kundërta, për të ishte shumë e vështirë.

Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time. Pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time.
Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Miriami ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm.
Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rëndë dhe unë po i ndiqja që të tre, mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani në “A live Night”./topchannel

ObserverKult

Lexo edhe:

KUSH ISHTE PERSONI QË E NDIHMOI ALBAN SKËNDERAJN NË FILLIMET E TIJ? KËNGËTARI ZBULON…

ALBAN SKËNDERAJ: TË KËRKOJ, POR NUK TË GJEJ… (TEKSTI DHE KËNGA)