“Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët” një botim në dy gjuhë nga Muzeu Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri ka botuar përmbledhjen dygjuhëshe shqip dhe anglisht me kumtesat e Konferencës Shkencore “Miss Mary Edith Durham dhe shqiptarët”.

Studiuesit me kumtesat e tyre sollën fakte nga jeta dhe vepra e Miss Mary Edith Durhamit. Ndër kumtesat mund të veçojmë:

Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar: “Antropologji dhe udhëtime: Shqipëria e Edith Durhamit”;
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe: “Miss Durhami dhe A. Herberti në mbështetje të Qeverisë së Ismail Qemalit”.
Gjithashtu një trajtim shumë interesant është edhe ai i sjell nga Elizabeth Gowing: “Sandalet që u larguan: artefakte të mbledhura nga Edith Durham në muzetë e Mbretërisë së Bashkuar”.
Dr. Abaz Hado vjen me kumtesën e tij: “Fryma romantike dhe sinqeriteti në vizatimet dhe skicat e Edith Durham”.
Dr. Tatjana Haxhimihali: “Miss Mery Edith Durham në korrespondencën e saj me Mr. Joseph Swire (1928 – 1929/31)”;
Dr. Shpend Bengu: “Komunikimi pamor ndër shqiptarë, në dëshmitë e Edith Durham”;
Robert Wilton: “Bizanti në Londër – Mary Edith Durham dhe marrëdhëniet britanike me Shqipërinë”;
Prof. Ass. Dr. Frederik Stamati: “Dy çentro nga Edith Durham”;
Dr. Rovena Vata: “Tradita shqiptare në syrin e Edith Durhamit gjatë udhëpërshkrimeve nëpër Shqipëri”;
Prof. Ass. Dr. Bernard Zotaj: “Edith Durham për luftëtarët shqiptarë”;
Andrea Llukani: “Kristianizmi dhe uniatizmi i shpatarakëve, sipas Edith Durhamit”;
Dr. Paulin Pushimaj: “Drishti, nga vizita e M. E. Durham në ditët e sotme”;
Qerim Vrioni: “Një velë  në  Bunë. Mbi  një  foto  të  Edith  Durham”./diasporashqiptare.al

LEXO EDHE: Kur Midhat Frashëri kërkonte para për t’i bërë dhuratë Edith Durham