Rrëfim rrëqethës i Sharon Stone: Ja pse e humba kujdestarinë e djalit…

Sharon Stone ka treguar se si e humbi kujdestarinë e djalit të saj të madh në të njëjtën kohë kur ishte në kulmin e karrierës së saj.

Aktorja e famshme mori qendrën e vëmendjes kur luajti në filmin “Basic Instinct” në vitin 1992. Por, kur karriera e saj ishte në kulmin e saj, jeta e saj personale ishte ndryshe.

Stone ishte e ftuar në podkastin “Table for Two” me Bruce Bozzi, ku u shpreh se roli i saj legjendar në filmin “Basic Instinct” i kushtoi kujdestarinë e humbjes së djalit të saj, Roan, të cilin e adoptoi së bashku me ish-partnerin, Phil Bronstein.

“Humba kujdestarinë e fëmijës. Gjykatësi e pyeti vogëlushin tim: ‘A e di që mami yt bën filma seksi?’. Menduan se e dinin se çfarë prindi isha, sepse bëra atë film”, tha aktorja.

“Njerëzit vërtiteshin pa rroba në TV, rregullisht, ndërsa unë humba kujdestarinë e fëmijës, kur panë lakuriqësinë time për 16 sekonda”, shtoi Stone. Ajo theksoi se e gjitha kjo e dëmtoi shumë psikologjikisht dhe fizikisht. Madje Sharon tha se u detyrua të shkonte në spital për aritmi.

Kjo e fundit ka folur për kujdestarinë e djalit edhe në vitin 2021, në librin me kujtimet e saj, të titulluar “The Beauty of Living Twice”.

Në veprën e saj, thekson se ajo dhe Bronstein u ndanë në vitin 2004 dhe se nuk mund ta tregonte arsyen se pse e humbi kujdestarinë e të birit. Kjo për shkak të një marrëveshjeje konfidencialiteti, si dhe për “respekt” ndaj tij.

Por, Stone ndau ndjesitë e saj: “U ndëshkova sepse ndryshova perceptimin se si ne i shohim gratë dhe e kuptoj që duke shkruar këtë libër, mund të ndëshkohem sërish. Por, këtë herë nuk kam frikë!”, tha ajo, duke shtuar edhe se pas humbjes së kujdestarisë, nuk mund të funksiononte siç duhej.

Flinte çdo pasdite dhe thjesht nuk mund të ngrihej nga shtrati

Më pas, Stone mësoi se vuante nga anoreksia.“Ndalova së ngrëni, u copëtova dhe as nuk e kisha vënë re. Isha shtrirë dhe kisha hequr dorë. Zemra ime, mesa dukej, ishte thyer me të vërtetë”, tha ajo. Gjithashtu, tha se ndërkohë që mundohej të përmirësonte shëndetin, duhej të vijonte të luftonte për djalin e saj.

“Unë e bëra këtë për 13 vjet, luajta një lojë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë shahu, në përpjekje për t’i siguruar atij gjithçka që mundja, për shëndetin dhe mirëqenien e tij.

Tani, shtëpia dhe familja ime janë kompletuar. Unë jam në gjendje të rigjej suksesin në pjesën tjetër të jetës, sepse zemra ime është plot”, përmbylli aktorja historinë e saj./gazetashqip

ObserverKult


sharon stone

Lexo edhe:

HISTORIA E TRISHTË E SHARON STONE: KJO ËSHTË ARSYEJA PSE AJO U ZHDUK NGA SKENA NË KULMIN E KARRIERËS

Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura amerikane. Ajo bëri një shkëputje të papritur nga kinematografia pikërisht në kulmin e karrierës së saj.

Por pse ndodhi një gjë e tillë? A ishte një zgjedhje e detyruar kjo për aktoren e famshme?

Sharon Stone pësoi hemorragji cerebrale, një gjendje emergjence mjekësore. Kjo sëmundje ka një shkallë të lartë vdekshmërie në rast se nuk ndërhyhet me shpejtësi.

Ndërkohë aktorja u paraqit në spital në ditën e pestë të hemorragjisë, pra shumë me vonesë.

Nga gjithë aksidentet cerebrovaskulare hemorragjike, si rasti i Sharon Stone, rreth gjysma nuk arrin të mbijetojë.

Ditën që ajo kishte dhimbjen më të madhe të kokës u mbështet tek regjisori i saj dhe ra përtokë.

ObserverKult