Misteri i vendndodhjes së varrit të Freddie Mercuryt, flet ish-e dashura e tij

Freddie

Ish-e dashura e Freddie Mercuryit është deklaruar se ajo është e vetmja e cila e di se ku ndodhet varri i tij. Ishte dëshirë e Freddie Mercuryt që varrin e tij të mos e dinte askush pos saj.

“Unë e di saktësisht se ku dua t’i varrosni eshtrat e mia. Askush tjetër nuk duhet ta dijë, sepse nuk dua që dikush të vijë në varrin tim. Dua thjesht të pushoj në paqe”.

Në 24 nëntor 1991, 30 vite më parë, vdiq një nga legjendat më të mëdha të rock-ut, Farrokh Bulsara, i lindur në Zanzibar të Tanzanisë në vitin 1946. Ai vdiq në moshën 45 vjeçare, pasi ishte shndërruar në një yll botëror me emrin Freddie Mercury. Ai ishte edhe vokalisti kryesor i Queen.

Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e tij, përveç Mary Austin, të dashurës së parë, së cilës këngëtari i ka kushtuar dhe këngën e mrekullueshme “Love of my life”. Ata u takuan kur ajo punonte si shitëse në një dyqan dhe nuk u ndanë më kurrë, as kur ai mendonte se ishte biseksual, ndërkohë që në fund kuptoi se ishte homoseksual.

Edhe pse pas këtij zbulimi ata nuk ishin më një çift, sërish mbajtën raporte shumë të mira, aq sa këngëtari i la asaj një pjesë të pasurisë së tij, një shtëpi të mrekullueshme dhe përgjegjësinë të kujdesej për eshtrat e tij.

“Ai nuk donte asnjëherë që askush të përpiqej të zbulonte për të duke qenë edhe person i famshëm, aq më tepër të bënin dokumentarë pranë varrit të tij. Ai thoshte se fansat mund të bëheshin thellësisht të fiksuar e ndaj donte që varri i tij të mbetej sekret”, tha Mary Austin pas 30 vitesh që ruan amanetin se ku prehen eshtrat e këngëtarit.

Freddie zbuloi se ishte HIV pozitiv në vitin 1987, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shpejt pas vitit 1990. Kështu që një të diel, pasi e kishte kuptuar se nuk do të shpëtonte, ai i tha Marisë se do ta ndalonte marrjen e medikamentëve që e mbanin gjallë dhe se, pasi të vdiste, ajo duhet të kujdesej për hirin e tij. Deri më sot, ajo është e vetmja që e di këtë fakt.

Pas 30 vitesh, miti i Freddie Mercury mbetet ende i pavdekshëm, por askush përveç Marisë nuk mund të çojë dot lule në varrin e tij./bota.al

ObserverKult

Lexo edhe: SIMBOLET MISTERIOZE TË GDHENDURA NË SHKRETËTIRAT E KATARIT

“Megjithëse, arti shkëmbor është i zakonshëm në Gadishullin Arabik, disa nga gdhendjet në Al Jassasiya janë unike dhe nuk mund të gjenden askund tjetër.

Këto gdhendje përfaqësojnë një shkallë të lartë kreativiteti dhe aftësish vëzhgimi nga ana e artistëve që i kanë bërë ato.

Mbizotërojnë format e varkave, ndoshta sepse në besimet e popujve të lashtë ato përfaqësonin simbolikën e një mjeti që mundësontë kalimin nga kjo botë në tjetrën”, tha për CNN Travel Ferhan Sakal, kreu i gërmimeve në Muzeun e Katarit.

Al Jassasiya, u zbulua në vitin 1957 nga një ekip danez dhe një nga gdhendjet më të veçanta të identifikuara janë dy rreshta të mbushura me simbole që i bënë studiuesit të mendonin se është skicimi i një loje me guralecë që luhej në lashtësi, por të tjerë e kanë kundërshtuar këtë teori, transmeton ‘a2news.com’.

Për disa arkeologë, shumë prej këtyre formave, si rreshta apo kupa, mund të jenë përdorur për të klasifikuar dhe ruajtuar perlat ose si sisteme për të llogaritur kohën dhe baticat.

Dilemat, gjithashtu, lidhen edhe me…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.