Misteri tragjik: Ku dhe si u zhduk e bija e Al Bano dhe Rominas?

Al Bano, këngëtari i njohur italian, u bë i famshëm me duetin “Felicita” me ish-bashkëshorten e tij Romina Power, por dhe me hite të tjera jo pak të mëdha.

Së fundmi ai mori pjesë në eventin Brick of Heart, i cili bëri që shumë njerëz të kujtojnë ngjarjet tragjike që i ndodhën familjes së tyre.

Nëpërmjet karrierës së tyre të përbashkët, ish-bashkëshortët arritën të ndërtojnë veten si dyshe muzikore për 30 vite.

Fatkeqësisht, martesa e tyre përfundoi në vitin 1999. Familja u shënua nga një tragjedi e madhe pasi vajza e tyre Ylenia u zhduk.

Ylenia u shfaq me ta në filmin “Champagne in paradiso” kur ishte 13 vjeçe.

Dëshira e saj ishte të bëhej shkrimtare, ndaj studioi në Londër. Por më pas ajo u zhduk në një mënyrë misterioze, e cila mbetet e pashpjegueshme edhe sot e kësaj dite.

Një herë ajo planifikoi të vazhdonte studimet, por vendosi të kthehej në Itali dhe të shiste gjërat e saj për të financuar një udhëtim nëpër botë.

Plani i saj ishte të shkonte në Amerikën e Jugut, ku vëllai i saj Yari e vizitoi atë më 26 dhjetor 1993.

Megjithatë, ai zbuloi se ajo ishte larguar nga New Orleans për në Meksikë një ditë më parë, gjë që ajo nuk ia kishte thënë askujt.

Zhdukja e saj nuk është zbardhur, ndonëse policia ka tentuar të gjejë gjurmët e saj pa sukses. Në momentin e zhdukjes, ajo qëndronte në një hotel me muzikantin Alexander Masakela, i cili nuk ka lidhje me zhdukjen e saj.

U përfol se një dëshmitar pa një vajzë që përputhej me përshkrimin e Ylenia-s, të hidhej në lumin Misisipi dhe të bërtiste “Unë i përkas ujit” përpara se të hidhej. Roja Bregdetare nisi një kërkim, por pa sukses.

Në vitin 2013, Al Bano deklaroi zyrtarisht vdekjen e vajzës së tij, por ish-bashkëshortja e tij Romina nuk u pajtua kurrë me këtë.

Ajo u kthye në Amerikë duke besuar se Ylenia ishte ende gjallë./gazetatema

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

MISTERI I SHTEGUT DIATLLOV, “ZBULOHET” SHKAKU I TRAGJEDISË

Një nga misteret më të qëndrueshëm dhe tragjike të historisë ruse të dekadave të fundit, mund të ketë më në fund një zgjidhje.

Shkencëtarët thonë se kanë tashmë një shpjegim të besueshëm. Pra për atë që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 9 alpinistëve gjatë një ekspedite fatale në vitin 1959.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult