Mitrush Kuteli: Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret

mitrush kuteli

Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe për prozën e shkurtër, ku së bashku me Ernest Koliqin, cilësohen si themeluesit e prozës moderne shqipe.

“Profesionalizmi në letërsi, në vendin tonë është hë për hë një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur them për atë që s’di marifete e hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët se ju bën hije. Dhe kur u bën hije do të thotë që nuk je i zoti për letërsi…”, kështu shkruante Mitrushi në testamentin e tij.

Deri në vitet e nëntëdhjeta, vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmë e ndaluar dhe s’u botua e plotë. Kurse në faza të ndryshme kohe as u mësua e as u fol për të.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të tij:

Mitrush Kuteli

– Thjeshtësia dhe natyrshmëria janë shumë herë veshja e vetme e një mendimi të thellë që mbetet brez pas brezi.

– Kam trajtat e jetës sime dhe brenda tyre rroj.

– Poetët kanë fuqinë të ngrejnë dhembjet e veta në art, ku në të gjithë gjejnë dhembjet tona.

– Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut.

– Të falem ty, o gjuhë e fisit tim.

– Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret.

Përgatitit: ObserverKult

Lexo edhe:

MITRUSH KUTELI: FALI ATA QË TË KANË LËNDUAR…