Kosovë-Austri, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim kulturor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim një delegacion austriak të prirë nga ambasadori Christoph Thun – Hohenstein ndërsa temë diskutimi ka qenë partneriteti që të dy palët kanë pasur deri më tash, gjegjësisht programi i ri për kulturën për vitet 2024-2027.

“Universitetet, institucionet shkencore dhe kulturore në Kosovë dhe Austri, po thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria Federale e Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare”, ka njoftuar MKRS-ja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Përmes marrëveshjes së re që është nënshkruar, që të dy palët janë dakorduar për bashkëpunim ndërmjet institucioneve kulturore, duke përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, pastaj arkivin shtetërorë, shkëmbimin e ekspertëve, shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat e artit, fushën e trashëgimisë, e të tjera fusha.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: RRETH 1800 MONUMENTE TË KOSOVËS JANË DËMTUAR NGA SERBIA GJATË LUFTËS

lexo:

MINISTRIA E KULTURËS ORGANIZON PUNËTORI PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE

Në kuadër të programit për reformën ligjore dhe institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media derisa ka theksuar se ky koncept-dokument, i hap rrugë identifikimit të gjendjes dhe avancimit të politikave shtetërore për trajtimin e kësaj fushe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


fernando pessoa sami hajra

CIKËL ME POEZI NGA FERNANDO PESSOA, PËRKTHYER PREJ MOIKOM ZEQOS

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Fernando Pessoa, përkthyer prej Moikom Zeqos.


Nuk jam asgjë
E nuk do të jem kurrë asgjë,
Nuk dua të jem një hiç,
Megjithatë kam brenda vetes tërë ëndërrat e botës!

***

Në mendje më përgjumet poezia
Që shpreh tërë shpirtin tim
Është e vagullt e papërcaktuar si ere
E megjithatë e skalitur kaq saktë!
S’ka strofa, vargje, as fjalë

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult