Mbrëmë është mbajtur nata e parë e Festivalit të Këngës e organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës.
Ky Festivali cili po mbahet për herë të parë në Kosovë u tha se është një kthesë e rëndësishme për muzikën shqipe.
“Për organizimin e kësaj ngjarjeje historike e madhështore, Ministria e Kulturës ka dhënë 300.000 euro. Përmes politikave dhe investimeve të duhura si kjo, po zhvillojmë dhe promovojmë artistët dhe vlerat tona kulturore. Ngjarja është më shumë se një festival. Është shtëpia e re e artistëve. Është kthesë serioze për muzikën shqipe, duke e afruar më pranë zemrës së publikut dhe njëkohësisht, duke e shtruar rrugën për në Eurosong”, njoftoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Më tej nga MKRS-ja përgëzuan RTK-në për organizimin fantastik dhe në veçanti drejtorin e festivalit, Adi Krasta, Komunën e Prishtinës për kontributin e tyre për pastrimin dhe rregullimin e sallës së madhe të Pallatit të Rinisë.
Kjo ngjarje është mbajtur te Pallati i Rinisë dhe do të zgjasë gjithsej tri net.
Në natën e parë të këtij edicioni performuan disa nga emrat e njohur të muzikës, si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip”, Ermal Demiri “Merr”, Auron Deva “Çmimi i dashnisë”, Ariela Krasniqi “Emri grua”, La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.
ObserverKult
Lexo edhe:
FESTIVALI I KËNGËS NË RTK S’E BIND EUROVISIONIN TA PRANOJË KOSOVËN
Kosova po bëhet me Festival të Këngës. Këtë javë do të nisë edicioni i parë i Festivalit të Këngës, që do të organizohet nga Transmetuesi Publik (RTK).
Nisja e një festivali kombëtar në Kosovë është bërë i mundur pas nënshkrimit të një memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe RTK-së, ndërsa së fundi, nëpërmjet një konference për media nga organizatorët, janë shpalosur edhe detajet e garës muzikore, e cila pretendon ta shtyjë përpara pranimin e Kosovës në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.
Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:
AGIM DESKU: NË SYTË E DIELLIT TË KAM PA
Kam dashtë
n’sytë e tu
gjithmonë me e pa
diellin
Mos më i lanë lulet
pa ngohtësinë tënde
Erna
Më ju marr reve t’qiellit
pak pika shiu
T’i ujiti çdo mëngjes
kopshtit të Edenit
E t’ju them yjeve
shndërrisni tokë e det
Se sot po e marrin
ma të mirën nuse
Krushqit janë nisur
udhës së prillit
Më u taku
me rreze t’diellit
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult