MKRS: Hapet thirrja për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor “Human Rights”

Ambasada e Kosovës në Itali në bashkëpunim me ‘Fondazione Campana dei Caduti’ (Këmbana e të Rënëve), kanë hapur thirrjen për pjesëmarrje në ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor “Human Rights”.

Ekspozita do të organizohet nga data 8 qershor deri më 8 tetor të këtij viti në Roverto të Italisë, ndërkaq është e hapur për aplikim për artistë nga e gjithë bota dhe për çdo lloj gjuhe, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Artistët do të mund të aplikojnë deri me datë 29 prill 2024. Thirrja për pjesëmarrje në këtë ekspozitë është hapur nga Komuna e Roveretos në Provincën e Trentos.

Artistët e interesuar mund t’i gjejnë detajet në linkun KËTU:

ObserverKult


Asdreni
Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni (Drenovë, 11 prill 1872 – Bukuresht, 1947)

Lexo edhe:

ASDRENI: SA FJALË T’ËMBLA MË THOSHE…

Poezi nga Asdreni

Hëna ndrinte porsi argjent
Kur ndë kopshtije bashkë vinim
Dhe me dorën mbi krahun tënd
Të ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa ëmbëlsirë ndjeva
Kur dorën ma zgjate
At’herë fare më s’ë msheva
Mirëdashjen zemrës sate.

Lulet na çonin një erë
Shumë të ëmbël e të pëlqyer
Edhe zefiret nga herë
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet që na përgëzonin
Kur ishim të përqafuar
Dashurinë na e shtonin
Me një mall të pa rrëfyer.

Sa fjal’ t’mbla më thoshe
Kur përkëdheleshim të dy
Dhe më syçkat bukuroshe
Me benjë të mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk më linte
të të besonj se ti më do
Si hëna që rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult