MKRS: Mbi 1 milion euro investime në trashëgiminë kulturore në Mitrovicë

Punët për restaurimin e objekteve kulturore në Mitrovicë sikurse edhe në krejt vendin po vazhdojnë. Për të parë nga afër këto punime së fundmi ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me bashkëpunëtorë vizitoi Mitrovicën.

E filluan me Kullën e Tupellëve dhe në Postën e Vjetër ku po vazhdojnë punimet restauruese, ndërsa panë edhe Kishën në Vinarc ku ndërhyrjet tashmë janë drejt përfundimit.

Kështu ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale derisa më tej ka shtuar se mbi 1 milionë euro investime janë bërë në trashëgiminë kulturore në Mitrovicë.

Ndërkaq gjatë vitit 2023 në Mitrovicë janë realizuar disa ndërhyrje në monumente, përfshirë Hamamin e Qytetit, Shtëpinë e Idriz Hajdarit, ndërsa me gjithë përpjekjet për shkatërrim, ndërhyrjet në shtëpinë e familjes Koroglu po vazhdojnë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ADELINA ISMAJLI: SHQIPËRIA MË KA DASHUR GJITHMONË SHUMË, NUK MË KRYQËZOI ASNJËHERË!

Adelina Ismaili ka shkëlqyer në përformancën e saj në Fest 62, duke ngritur peshë të gjithë sallën me këngën tashmë të mirënjohur “Zemrën nuk ta fal”.

Energji, vokal shpërthyes, emocione, mund të përkufizohet e gjithë performanca e saj fantastike.

Performanca e saj u shoqërua duke kënduar edhe nga spektatorët në sallën e mbushur plot në Pallatin e Kongreseve.

Vetë artistja, pas përfundimit të performancës, mes mallëngjimit u shpreh se ishte shumë e emocionuar.
“Nuk mund t’i përshkuaj emocionet që po ndjej. Shqipëria më ka dashtë më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë”…..

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


DHORI QIRIAZI: PO, IKE TI E MË S’U PAMË…

Poezi nga Dhori Qiriazi

Një ditë të pashë, mbillje lule,
u gjenda unë atje,
t’i buzëqeshe, u përkule,
prej tyre farë më dhe.

Megjithëse  dheu ish i ftohtë,
besim prap’kishe  ti,
se s’do t’i thante gjë në botë
as dimër, as veri.

I mbolla lulet, ato mbinë
e zunë të hedhin shtat,
megjithëse frynte suferinë,
veriu si për inat.

Po ike ti e më s’u pamë
e pas ato i le;
u rritën lulet dhe u thanë
dhe dhanë farë të re.

ObserverKult