MKRS: Nëpërmjet “Arti për të gjithë” mund të shprehin ndjenjat e tyre…

Shoqata “Hendifer” po e realizon projektin “Arti për të gjithë “, përmes të cilit projekt personat me aftësi të kufizuara do ta thellojnë dijen e tyre për artin.

Krejt kjo punë po përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), bëhet me dije në njoftimin e bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Ky projekt ka në fokus të veçantë personat me aftësi të kufizuara të cilët përvetësojnë pikturimin sipas teknikës së vitrazhit apo siç njihet ndryshe vizatimit në xham.

Nga krejt kjo punë po synohet që të rritet të shprehurit artistik tek këta persona.

Ndërkaq duke ofruar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive, projekti parasheh që ata përveç njohurive teknike, përmes artit të shprehin ndjenjat e tyre, të kenë më tepër vetëvlerësim dhe të jenë sa më të përfshirë në shoqëri.

ObserverKult


Kur ti më buzëqesh, mua më zgjatet jeta Që të të përkushtohem edhe më thellë ty, Ah, sa ëmbël, sa bukur ditët m’i bën të lehta, Kur gëzimin tënd ma çel aq të kaltër në sy.

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA TREGON FJALËT QË KRYEMINISTRI EDI RAMA NUK I PËRDOR SIÇ DUHET

Profesor Edmond Tupja në një intervistë në Vizion Plus tha se kryeministri Edi Rama e mban veten për “dashnorin” më të madh të gjuhës shqipe.

Ndërsa fliste për mënyrën se si po zhduket gjuha shqipe dhe fjalët po përzihen me gjuhë të tjera, ndërkohë që kanë gjegjëse, Tupja rikujtoi frazat e përdorura nga kryeministri Rama.

Sipas tij njerëzit që e ndjekin atë, ose e pëlqejnë aq sa e pëlqejnë marrin shembull dhe e kthejnë këtë në të folur standarde.

Thotë “s’bën sens”, në vend të “s’ka kuptim”. Ose “jam i keqardhur”, në shqip nuk ka “jam i keqardhur” por “më vjen keq”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


MIHAI EMINESKU: VETËM TI MË S’MË SHFAQESH…

Po në të njëjtën rrugicë
hëna rreh nëpër dritare,
vetëm ti pas hekurash
më s’më shfaqesh, vajzë, fare!

Edhe po të njëjtat pemë
çelin lule e zgjasin degë,
vetëm ditët që na shkuan
nuk na kthehen më në jetë.

S’të rreh zemra si aherë,
atë zjarr sytë s’të kanë,
vetëm unë ai mbeta,
bredh gjithnjë këtej, mënjanë.

Sa e hijshme dhe e brishtë
ti më vije lehtë-lehtë
edhe shfaqeshe mes hijesh,
që hedh pylli tatëpjetë!

Dhe më bije përmbi gji,
s’dinim më ç’bëhej në botë,
flisnim për kaq e kaq gjëra
heshtas e me zemrën plot.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult