“Moj e bukura More”/ Olen Çezari dedikim emigrantëve shqiptarë: Për të mbajtur gjallë shpirtin tonë

Rrugëtimet e shqiptarëve të nisura para shumë e shumë viteve por të cilat vazhdojnë edhe sot duke emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë, vuajtjet gjatë rrugës, sakrificat, përshkruhen përmes një video, ku violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çezari luan në violinë ‘Moj e bukura More’, thotë se e ka zgjedhur për të mbajtur gjallë shpirtin e fortë të shqiptarëve.

Kësaj videoje, Çezari ia ka bërë edhe një përshkrim ku thotë se këtë homazh ia ka dedikuar nënës së tij por edhe gjitha nënave që u ballafaquan me tokën e panjohur për një jetë më të mirë.

“Për nënën time, për babanë tim i cili emigroi në New York, për vëllan tim që shkoi të ‘rrihej për liri’ në anijen që u nis nga Vlora për në Bari…Migrimi është një fenomen i vjetër sa krejt njerëzimi”, ka shkruar Çezari.

Më tej ai ka falënderuar shumë gjithë shqiptarët që ka takuar në tërë botën, të cilët gjithmonë e kanë përkrahur.

“Kjo video shkon edhe për komunitet posaqërisht në Amerikë, të cilët e kanë portretizuar esencën e Shqipërisë përmes objektivit tim”, ka shkruar ndër të tjera ai përmes videos në You Tube.

Ndërkohë, ai ka shkruar po ashtu se muzika në këtë video është një këngë shqiptare e vjetër rreth 500 vjet.


ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI I OLEN ÇEZARIT, NGA FËMIJËRIA NË SHQIPËRI TE FILLIMET E VËSHTIRA NË ITALI: GJITHÇKA QË NUK DINI PËR MUA…

Violinisti me famë botërore Olen Çesari, në një intervistë për “Rreze dielli”, ka zbuluar shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Violina ka qenë pasioni dhe profesioni i tij që në fëmijëri, madje që në moshën 3-vjeçare. Një lidhje e bukur dhe e veçantë që përpos talentit të madh që kishte, ishte e ushqyer edhe nga mamaja e tij që ishte mësuese violine.

“Kontakti i parë me violinën ka qenë kur isha 3 vjeç. Kjo sepse kisha fatin të kisha mamanë violiniste dhe ajo e përceptoi që kisha vesh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult