“Moj Kosovare do thërras, edhe nga gjumi do të zgjoj…se të dashuroj”/ Teksti/Video

gëzim çela kosovares

Dëgjojeni të kënduar nga Gëzim Çela, këngën “Kosovares që ma prishi gjumin”, interpretuar për herë të parë në Festivalin e 30-të të Këngës në RTSH, në vitin 1991, me tekst të Agim Doçit dhe kompozim të Avni Mulës.

Vështrimi lind një ndjenjë,
Buzëqeshja lind një mall,
E bukura e nxehtë,
Të djeg, të djeg si zjarr.

Moj kosovare e bukur,
Ty sytë vallë kush t’i shkroi,
Peneli i një piktori-
Më thoni, vallë, ku t’a takoj?

Ku je, më fol,
As toka, as qielli s’tregojnë,
Kërkoj, shpresoj,
Sa ditë, sa net pa gjumë për ty kaloj!

Moj kosovare do thërras,
Edhe nga gjumi do të zgjoj,
Me gurë dritaren do godas
Se të dashuroj…

Në zemrën time je e gjallë,
Dhe jo pikturë si në portret,
Unë do t’i gjej kta sytë e rrallë,
Dashuroj – ndaj do t’i gjej…

ObserverKult

Kliko edhe:

GËZIM ÇELA: TË NJOHA TY DHE JETA IME NDRYSHOI… (TEKSTI DHE KËNGA)