Montaigne: Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij…

Michel De Montaigne ishte një figurë kyçe dhe me ndikim i Rilindjes Franceze.

Ai njihet për esetë e tij, të cilat konsiderohen si më të mirat e të gjitha kohërave. Montaigne lidhet gjithashtu me vendosjen e esesë si një zhanër i njohur në letërsi.

Montaigne i zbaton dhe ilustron idetë e tij në lidhje me pavarësinë dhe lirinë e vetvetes dhe rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore dhe intelektuale në të gjitha shkrimet e tij dhe veçanërisht në esenë e tij për edukimin e fëmijëve.

Ai shkroi në një retorikë mjaft të përpunuar, të krijuar për të intriguar dhe përfshirë lexuesin, duke u shfaqur ndonjëherë se lëviz në një rrjedhë mendimesh nga tema në temë dhe herë të tjera duke përdorur një stil të strukturuar që i jep më shumë theks natyrës didaktike të punës së tij.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Montaigne:

Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij.

Një fitore nuk është e tillë nëse nuk i jep fund luftës.


Një imagjinatë e fortë, i ngjiz mundësitë.


Arsyeja ime nuk është mësuar të përkulet, gjunjët e mi po.


Ç’u ka bërë njerëzve vallë akti seksual, kaq i natyrshëm, kaq i nevojshëm e kaq i drejtë, saqë të mos guxohet të flitet për të pa turp e të përjashtohet nga fjalimet serioze?


Asgjë fisnike nuk është realizuar pa rreziqe.


Dëshira jonë përçmon e braktis atë që kemi, për t’u turrur pas atyre që s’kemi.


Jo çdo gjë që lëkundet bie.


Lypsen veshë shumë rezistentë për të dëgjuar dikë të të gjykojë sinqerisht.


Më duket më e përshtatshme të mbaj gjithë jetën një parzmore sesa virgjërinë.


Nuk ka bisedë më të mërzitshme se atë ku të gjithë janë në një mendje.


Përpiqemi të jemi njerëz të mirë sipas ligjeve të Zotit. Nuk dimë të jemi të tillë vetiu.


Siç është të dhuruarit cilësi ambicioze dhe privilegji, të pranuarit është karakteristikë nënshtrimi.


Gjëja më e rëndësishme në botë është të dish t’i përkasësh vetvetes.


Të mos kemi turp të themi atë që s’kemi turp të ëndërrojmë.


Dyshimi është çlodhje e intelektit.

ObserverKult

Lexo edhe:

HESSE: U DASHUROVA DY HERË DHE NUK KAM VDEKUR…