ObserverKult ua sjell disa thënie të filozofit francez, Charles Louis de Secondat-Montesquieu
Njerëzit, sa më pak mendojnë, aq më shumë flasin.
Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar.
Njeriu nuk është i varfër kur nuk ka asgjë, por kur nuk punon.
Zakonisht, ata që kanë një shpirt të madh, janë të padjallëzuar.
Ligjet e kota dobësojnë ligjet e nevojshme.
Një perandori e ngritur me luftë mund të mbahet vetëm me luftë.
ObserverKult