Monumenti i kulturës “Ura e Zogut” rrezikon shembjen

Ura e Zogut

Organizata Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën listën e 12 siteve më të  kërcënuara të trashëgimisë kulturore në Europë. Në mes tyre është edhe Ura e Zogut. Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë që të ndaloje masakra me shfrytëzimin e inerteve ne lumit Mat, qe po çon drejt shembjes monumentin e kulturës.

“Një kërkesë të vetme kemi për institucionet, në këto momente që ura e zogut do të jetë në survejim të marrim një vendim që të mos lejojnë kompanitë të marrin inerte në lumë”, tha Elton Laska, drejtues i Qendrës Rinore “Sebastia” në Kurbin. 

Kjo qendër organizoi një peticion dhe mblodhi 3 mijë firma në përpjekje për të ruajtur urën dhe për një projekt të restaurimit të saj.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Afro 1 vit më parë një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit. Institucionet nuk kane ndërhyrë për restaurimin e urës dhe as për të frenuar shfrytëzimin e inerteve.

Në përshkrimin e bërë për urën, organizata Europa Nostra thotë se ajo është ndër më të veçanta në Europën Jugore. “Ura e Zogut është një kryevepër e inxhinierisë civile e fillim shekullit të 20-të në Ballkan. E ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Veri të Shqipërisë, ura është e admiruar për strukturë arkitekturore, gjatësinë dhe stilin e harqeve të çelikut.

Ajo konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e ndërtimeve me metal dhe beton mbi lumenjtë në Evropën Jugore”, thuhet në arsyetimin e përzgjedhjes ndarë nga Europa Nostra. Ura e Zogut do i nënshtrohet tani vlerësimit për në fazën finale në të cilën zgjidhen 7 monumente, që përfitojnë një mbështetje prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

Veç Urës së Zogut në listë janë edhe një sërë monumentesh në Europë: Manastiri Récollets, Nivelles, Holandë, Fshati Doel dhe peizazhi kulturor, Holandë, Garden City La Butte Rouge, afër Parisit në Francë, Qendra Historike e Stolberg, në Gjermani, Banjat e Neptunit, në Rumani, Pallati Orléans-Borbón, afër Kadizit në Spanjë,  Sinagoga e Híjar/ Kisha e Shën Antonit, në Spanjë, Zona Industriale e Lövholmen në Stokholm Suedi, Kalaja Crèvecoeur në Den Bosch Holandë, kompozimet skulpturore të Buchach Toën Hall në Ukrainë, Pallati Sanguszko, në Ukrainë./Shqiptarja.com

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

RRËNOHET MONUMENTI MBI 100 VJET I VJETËR NË MITROVICË