Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen…

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Mënyra më e zakonshme që njerëzit të japin gjithë fuqinë që kanë, është duke menduar se nuk kanë aspak fuqi. – Alice Walker

Njohuritë nuk janë të mjaftueshme, ne duhet t’i aplikojmë ato. Dëshirat nuk mjaftojnë, ne duhet t’i realizojmë ato. – Leonardo da Vinçi

Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte përherë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë, më pyetën një herë se çfarë doja të bëhesha kur të rritesh, dhe unë shkruajta “Lumturi”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën dhe unë u përgjigja se ata nuk e kuptonin jetën. – John Lennon

Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia. – Stephen Covey

Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të. – Henry Ford

Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen. – Will Rogers

Ndaje mendjen se pavarësisht çdo gjëje që do të kalojë në rrugën tënde, pavarësisht se sa e vështirë të jetë, sa e padrejtë të jetë, ti do të bësh më shumë se sa thjesht të mbijetosh. Ti do të lulëzosh pavarësisht situatave të tilla. – Joel Osteen

ObserverKult