Thënie motivuese nga gra të fuqishme:
Jo të gjithë mundemi të bëjmë gjëra të mëdha. Por të gjithë mundemi të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri. / Nëna Terezë
Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm. / Coco Chanel
Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona./ Marilyn Monroe
Nëse ju doni të thoni diçka, pyetni një burrë, në qoftë se doni të bëni diçka, pyetni një grua./ Margaret Thatcher
Mos u martoni me një burrë që ta reformoni. Për këtë janë shkollat e riedukimit./ Mae West
Nuk veprohet drejtë që dikush të të thotë faleminderit, bëhet për principe, për vetveten, për dinjitetin personal. / Oriana Fallaci
Kam mësuar se njerëzit harrojnë se çfarë ju kemi thënë , harrojnë çfarë kemi bërë për ta, por njerëzit nuk do të harrojnë se si i kemi bërë të ndjehen./ Maya Angelou
Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë më e mundshme për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi. / Margaret Thatcher
Unë dua ta bëj atë sepse kam dëshirë ta bëj. Gratë duhet të provojnë të bëjnë gjëra, ashtu siç kanë provuar dhe burrat. Dhe kur ato të dështojnë, ky dështim duhet të jetë thjesht një sfidë për të tjerët. / Amelia Earhart
ObserverKult